Mbërrin avioni i Presidentit turk Erdogan në Rinas
Ka mbërritur në Aeroportin e "Rinasit" avioni i presidentit turk Erdogan, i cili do të zhvillojë një vizitë 10 orëshe në vendin tonë, ditën e sotme, 17 janar.
Ora News mëson se avioni është ulur rreth orës 09:12 në Rinas, ndërsa kryeministri Rama ishte duke e pritur Presidentin turk.
Presidenti ditën e djeshme, para mbërritjes në Shqipëri është shprehur se synimi është rritja e investimeve të Turqisë në shqipëri.
Erdogan: Synimi ynë është që ta çojmë në 1 miliardë dollarë vëllimin e tregtisë dypalëshe. Turqia ka investuar në Shqipëri mbi 3,5 miliardë dollarë, përfshirë shërbimet kontraktuese.
Në Shqipëri operojnë mbi 600 kompani turke, duke e bërë vendin tonë si investitorin më të madh në Shqipëri, ku përveç të tjerave janë punësuar mbi 15 mijë shqiptarë.























