14:28 / 17.01.2022
Tiranë, merr flakë linja e tensionit në një shkollë, evakuohen nxënësit
Një zjarr përfshiu një shtyllë të Tensionit të Mesëm ngjitur me godinën e një shkolle 9-vjeçare në Laprakë, çka shkaktoi panik te stafi pedagogjik, por edhe nxënësit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ahmet Gashi”, në Laprakë. Mësimi u ndërpre ndërsa ekspertët e OSHEE-së kanë nisur punën për riparimin e linjës, por nuk dihet nëse shtylla do të zhvendoset larg shkollës. Kjo nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh, pasi shtylla është fare pranë rrethimit të shkollës dhe nuk është bërë i mundur zhvendosja e saj. Policia ka nisur hetimet./rtsh























