Sarri: Kemi 7 mungesa, por duam të kualifikohemi në turin tjetër të Kupës
BKT
Sport

Sarri: Kemi 7 mungesa, por duam të kualifikohemi në turin tjetër të Kupës

Pas fitores së arritur në transfertë përballë Salernitanës, Lazio përgatitet për tu përballur me Udinesen në fazën e 1/8-ve të finales së Kupës së Italisë:

“Sigurisht që duam që të kalojmë në turin tjetër, por më vjen keq që nuk mund të bëj zëvendësime, pasi kemi 7 lojtarë të padisponueshëm. Fizikisht dhe mendërisht do të jetë e vështirë, por duhet që të kualifikohemi”, ka thënë në prag të kësaj sfide trajneri i bardhekaltërve Maurizio Sarri.

“Duhet të zbresim në fushë me dëshirën për të kaluar në turin tjetër. E dimë që duhet të luajmë një ndeshje të rëndësishme dhe nuk mendojmë për sfidat e radhës në kampionat”, ka shtuar tekniku i kryeqytetasve.

Sarri ka folur edhe për suksesin përballë Salernitanës në Serie A: “Nuk e dimë se sa ishte merita jonë në atë fitore, nëse marrim në konsideratë rrethanat e veçanta. Por treguam një futboll cilësor, që dominonte mbi vlerat e kundërshtarit”.