Maneskin debuton në SNL javën e ardhshme
BKT
Magazina

Maneskin debuton në SNL javën e ardhshme

Rok-bendi italian Måneskin do të debutojë në Saturday Night Live javën e ardhshme, si mysafirët muzikorë të radhës.

Skena e këtij spektakli amerikan është shumë e rëndësishme për muzikantë, sidomos për ata që duan ta promovojnë karrierën e tyre.

Ata do t’i performojnë dy këngë në këtë shou, teksa nikoqir i emisionit do të jetë aktori Will Forte.

“Mos e humbisni të shtunën e 22 janarit, performanca jonë live në Saturday Night Live”, ka shkruar bendi në Twitter.

Ky bend fitoi famë globale kur triumfoi në edicionin e kaluar të Eurovizionit me këngën e tyre, “Zitti e Buoni”.


MË SHUME NGA Magazina