15:49 / 18.01.2022
Gjimnazi profesional i Korçës kalon në mësim online
Shkolla e Mesme profesionale e agrobiznesit Irakli Tërova, në Korçë, ka ndërprerë zhvillimin e mësimit fizik si pasojë e infektimeve nga koronavirusi.
Katër mësues dhe sekretarja e shkollës kanë rezultuar të infektuar duke e bërë të pamundur që të zhvillohej mësimi ndërsa sipas të dhënave edhe 20 nxënës nga 180 kanë shfaqur simptoma ndaj në kushte të tilla është vendosur që mësimi të zhvillohet online deri në 28 janar.
Gjatë javës së kaluar në shkollat e Korçës niveli i mungesave të nxënësve ka arritur masën 7 % ndërsa rreth 30 mësues kanë rezultuar pozitive me koronavirus por aktualisht mësimi vazhdon të zhvillohet rregullisht.























