16:08 / 18.01.2022
Situata e sigurisë në Kosovë,ambasadori amerikan takon gjeneralin e KFOR-it
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka qëndruar sot në selinë qendrore të KFOR-it ku është pritur nga komandanti Ferenc Kajari.
Kajari e ka njoftuar ambasadorin Hovenier rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe për aktivitet e përditshme të KFOR-it në përmbushjen e mandatit të tyre, thuhet në një njoftim të KFOR-it në “Twitter”.























