16:46 / 18.01.2022
Inter interesohet për transferimin e lojtarit të Sampdorias
Inter ka bërë largimin e dytë nga ekipi pas atij të Satriano në huazim te Brest.
Pas urugaianit u huazua edhe Sensi në drejtim të Sampdorias.
Gjithashtu Vecino është pranë transferimit te Lazio dhe kështu Inzaghi po kërkon një emër të ri për mesfushën.
Zikaltrit kanë piketuar talentin 25-vjeçar të Sampdorias, Thorsby. Djaloshit i skadon kontrata në vitin 2023 dhe ai është i gatshëm për një kalim te kampionët e Seria A.























