Juventusi triumfon bindshëm ndaj Sampdorias
BKT
Sport

Juventusi triumfon bindshëm ndaj Sampdorias

“Zonja e Vjetër” ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Sampdorias.

45 minutëshi i parë u mbyll me rezultat 1-0 për Juventusin, me golin e realizuar nga Juan Cuadrado në minutën e 25-të.

Në minutën e 52-të, mbrojtësi Daniele Rugani dyfishoi epërsinë për vendasit, teksa mbrojtësi Andrea Conti e ngushtoi epërsinë në minutën e 63-të, transmeton lajmi.net

Paulo Dybala e ktheu sërish avantazhin për “bardhezinjtë” duke realizuar në minutën e 67-të, ndërkohë 10 minuta më vonë Alvaro Morata me një gol nga penalltia e vulosi ndeshjen për rezultatin përfundimtar 4-1, transmeton lajmi.net

Juventusi në çerekfinale do të luajë me fituesin e duelit Sassuolo – Cagliari