09:24 / 19.01.2022
Ja kur pritet të mbahen eventi i çmimeve ‘Grammy’
Çmimet ‘Grammy’ të cilat ishin shtyrë për shkak të pandemisë, Covid-19, janë ri planifikuar të mbahen me 3 prill në Las Vegas.
Kështu tha Akademia dhe transmetuesi i CBS në një deklaratë ditën e sotme( e martë, 18 janar).
Ky event ishte caktuar të mbahet me 31 janar në Los Anxhelos.
Çmimet CMT për muzikën country, e cila ishte caktuar për 3 prill, tani do të mbahet më vonë në prill, tha CBS.























