Banorët tek ‘5 Maji` përplasen me policinë
BKT
Shqipëri

Banorët tek ‘5 Maji` përplasen me policinë

Mëngjesin e sotëm, IKMT-ja ka nisur shembjen e banesave në zonën e 5 Majit në Tiranë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Polica ka rrethuar zonën, ku nuk kanë munguar përplasjet mes banorëve dhe efektivëve, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave, njofton euronews.albania.

Bashkia iu kishte dhënë këtyre banorëve afat deri më 19 janar që të lironin banesat e tyre. Ata nuk janë dakordësuar me Bashkinë Tiranë për këtë proces, të cilin e cilësojnë të njëanshëm.

Gjatë ditës së sotme është parashikuar shembja e 3 banesave, dhe më pas procesi do të vijojë edhe me godina të tjera në ditët në vijim.


MË SHUME NGA Shqipëri