Jim Carrey: Jam 60 vjeç por jam ende terheqës
Aktori i famshëm Jim Carrey festoi ditëlindjen e tij të 60’të dhe u tha fansave në stilin e tij se nuk ishte ende për t’u hedhur dhe qëndron shumë mirë në dukje.
Ai ka postuar një video në Twitter duke thënë: Jam i moshuar, por terheqës. Carrey nuk e fshehu emocionin e tij për ditëlindjen.
“Ju dua të gjithëve që keni qenë me mua gjatë gjithë këtyre viteve”, u tha ai fansave në një postim. Ata nga ana e tyre e falënderuan atë që i bëri të qeshin dhe brohorasin për vite me radhë.
Aktori, i cili thuhet se është një nga njerëzit më qesharak në Hollywood, ka pasur një jetë shumë të vështirë si fëmijë. Në moshën 12 vjeçare humbi babanë dhe e gjithë familja u detyrua të jetonte në një furgon. Në një intervistë, ai pranoi se ishte një përvojë shumë traumatike për të. Për shkak të situatës së vështirë, ai la shkollën në moshën 15 vjeçare dhe u punësua si portier. Ai thotë se ndoshta do ta kishte bërë gjithë jetën, nëse nuk do të ishte bërë aktor.
Sot, Jim Carrey është një nga aktorët e humorit më të pasur me një fitim prej 180 milionë dollarësh.























