Bujar Pllana i bashkohet Prishtinës
Bujar Pllana është futbollisti më i ri i Prishtinës. Për marrëveshjen me futbollistin që ishte pjesë e Feronikelit ka njoftuar vetë klubi.
Njoftimi:
FC Prishtina njofton opinionin se mbrojtësi Bujar Pllana u është bashkuar zyrtarisht kampionëve në fuqi të Kosovës, duke nënshkruar kontratë me kryeqytetasit.
Pllana është 20-vjeçar dhe luan në qendër të mbrojtjes, si dhe mbrojtës i djathtë.
Ai së fundmi ishte pjesë e Feronikelit, ekip me të cilin u nda javë më parë, pas një stinori shumë të mirë në aspektin individual.
Bujari, që është zhvilluar si futbollist te Trepça ’89, është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-21.
Shtatlarti (1.87) është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Antalia, me ç’rast e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.























