19:40 / 19.01.2022
Ademi konfirmon negociatat me Felix Magath
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi gjendet në Gjermani.
Thuhet se atje ka shkuar për të takuar Felix Magath, i cili thuhet se është favoriti kryesor për të marrë postin e përzgjedhësit.
I kontaktuar nga Express Ademi tha se akoma nuk e ka takuar Magathin në Gjermani, por se do ta takojë shumë shpejt për të arritur një marrëveshje eventuale që të marrë drejtimin e Kosovës.
“Nuk jam taku ende me të, është në listë, po pritet biseda”, deklaroi Ademi.
I pyetur për ndonjë emër tjetër, ai shtoi: “Nuk kam hala emra”, teksa konfirmoi se trajneri i ri do të vendoset më së largu javën e ardhshme.”
“Brenda një jave vendosim”, u përgjigj Ademi kur u pyet se kur do të bëhet Kosova me trajner të ri.























