Meta e konfirmon rikthimin aktiv në politikë: Jam si Cristiano Ronaldo
BKT
Shqipëri

Meta e konfirmon rikthimin aktiv në politikë: Jam si Cristiano Ronaldo

Presidenti tha se do të përkushtohet ndaj Shqipërisë dhe mezi pret që të shkojë tek populli i 2 Marsit.

Cila do të jetë e ardhmja juaj politike? Ishte kjo pyetja që bë Presidentit Ilir Meta gjatë emisionit Opinion. Kreu i shtetit vendosi që të shprehej shkurtimisht.

“Zotëri, jam si Cristiano Ronaldo, i kam parametrat për 18 vjeç”, u shpreh Meta.

“Ajo që unë do të bëj, është një përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj Shqipërisë. Mezi po pres të shkoj tek populli i 2 Marsit. Unë dëgjoj popullin e 2 Marsit në bulevard”, tha Meta.

Sipas Metës populli i 2 Marsit shpëtoi Shqipërinë pushtimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse nuk tërhiqeshin nga aksioni për pushtimin e Gjykatës Kushtetuese, unë do shpërndaja jo vetëm Parlamentin, por edhe Qeverinë”, tha Meta.

Meta tha se mezi pret të dalë nga zyra e presidentit dhe t’i rikthehet jetës politike.

“Do kthehem atje ku është vendi  i Metës, është me popullin shqiptar. Nuk do të jem në një politikë aktive, por në politikë super aktive, hiper aktive. Mezi po pres të dal nga kjo zyrë”.


MË SHUME NGA Shqipëri