Cristina Aguilera paralajmëron super projektin
BKT
Magazina

Cristina Aguilera paralajmëron super projektin

Këngëtarja e muzikës pop, Christina Aguilera ka promovuar këngën e re në gjuhën spanjolle “Santo”, duke publikuar një fotografi në mediat sociale. 41-vjeçarja mahniti ndjekësit e saj me një imazh të mrekullueshëm, duke u veshur me një set rrobash ngjyrë të kuqe dhe material lëkure.

Ylli i pop-it kishte  përshtatur flokët me veshjen e saj, i kishte stiluar ato me një sërë gërshetash të kuqe, dy prej të cilave ishin ngjitur në mënyrë të ndërlikuar në ballin e saj së bashku me zbukurimet me kristal të kuq.

Javën e kaluar, Aguilera  ndau një tjetër imazh të saj të ndezur me një veshje të ngjashme, ndërsa zbuloi se singëlli i saj i ardhshëm – i marrë nga albumi i saj i parë në gjuhën spanjolle në 20 vjet – do të publikohet më 20 Janar.


MË SHUME NGA Magazina