Berisha rikthen “Foltoren”, ja takimi që do të mbajë të shtunën
BKT
Shqipëri

Berisha rikthen “Foltoren”, ja takimi që do të mbajë të shtunën

Ish lideri demokrat, Sali Berisha po vijon me lëvizjen e tij për të larguar Lulzim Bashën nga posti i kreut të PD.

Në një njoftim të bërë ditën e sotme, ka bërë me dije se ditën e shtunë, në orën 11:00 do të mbahet foltore me qytetarët e Mirditës në Pallatin e Kulturës të Rrëshenit.

“Bashkë sjellim shpresen dhe fitojme! Ftohen te gjithe te marrin pjese!”, shkruan Berisha.

Ndër të tjera, ish kryeministri ka paralajmëruar se do të rikthehen protestat pas 8 janarit, ku pati një sulm të dhunshëm ndaj selisë së kësaj partie, ku dyer e dritare u thyen dhe u shkatërruan e po ashtu dhe mjediset e brendshme.

Protesta e 8 janarit kishte si objektiv marrjen nën kontroll të selisë së Partisë Demokratike nga ana e Berishës dhe mbështetësve të tij.

Dhuna u frenua vetëm nga ndërhyrja e forcave të policisë./TCH


MË SHUME NGA Shqipëri