13:59 / 20.01.2022
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Memli Kelmendi dirigjent dhe themeluesi i korit “Siparantum”, kori Siparantum nga Peja në muajin mars do të jetë pjesmarrës në koncertin e Filharmonisë së Bërlinit, Kelmendi po ashtu bën thirrje për mbështetje.
Deutche Welle
Në një lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Bekim Gashi koordinator i muzeut "Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova” , profesor i historisë, i cili flet rreth Muzeut të Pavarësisë së Kosovës- Ibrahim Rugova.
Të premten do të shfaqet Akademia Përkujtimore për ish presidentin Ibrahim Rugova, ku do flasë Sabit Rrustemi nga keshilli organizativ i Flakës së Janarit.
Për strategjin e zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Ferizaj do të flas Balton Dërguti, Drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunë e Ferizajit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së























