Ahmeti i reagon Kurtit: Çka po na vyejnë gjermanët me ndreq blloqe
Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili shpjegoi se si ka rënë B2 në KEK.
Ahmeti ka thënë se “Çka po na vyn germanët me ndreq blloqe?”.
“…por ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rrotorit të gjeneratorit B2 janë copëtuar, për shkak se shtypja e avullit, në vend që të jetë 120 bar sipas specifikacionit, ka qenë 90 bar. Edhe avulli ka qenë me lagështi më të madhe edhe i ka copëtu lopatat e vjetëruara…!” Kurti në kuvend në shpjegimin pse ska rrymë. Pyetja e qytetarëve është se a je tu fol për lagështinë Absolute, Relative apo specifike të Avullit. Në qoftë se jeni tu fol për atë absolute duhet me na tregu sa gram për metër kub ka qenë që e paska prish lopatën kështu. Në qoftë se ka pas me qenë shtypja 120 e ka qenë 90 e e ka prish lopatën kjo i bjen që me pas qenë 120 me lagështi absolute më të lartë na duhet me qenë të lumtur se paska pas me i prish edhe dhomt e bojlerit. Përnime e keni a? Çka po na vyn gjërmant me ndreq blloqe?”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.
























