“Service 95” nga Dua Lipa në treg nga 3 Shkurti
BKT
Magazina

“Service 95” nga Dua Lipa në treg nga 3 Shkurti

Vitin e kaluar, Dua Lipa njoftoi se në vitin 2022 ajo do të lanconte Service95, një buletin javor falas në të cilin do të ndante rekomandimet për çdo gjë, që nga këshillat e udhëtimit, restorantet, pushimet, koncertet e shumë shumë gjëra të tjera.

Tashmë Dua është gati për publikimin e numrit të parë, e cila bëri me dije se do të nisë zyrtarisht më 3 Shkurt. Këngëtarja me origjinë shqiptare është shprehur  se Service95 po bëhet globale, e cila do të përfshijë botën nga Hong Kongu në Neë York me ndalesa në Londër dhe Afrikën e Jugut gjatë rrugës.

Vitin e kaluar, Lipa shpjegoi se po e quan projektin e saj të ri Service95 sepse ka lindur në vitin 1995 dhe ajo vuri në dukje se gjithmonë e ka parë veten si dikë që është në shërbim të fansave dhe ndjekësve të saj.

Ylli shqiptar padyshim do të mbledhë shumë materiale për sipërmarrjen e saj kur të nisë turneun e shumëpritur më 9 Shkurt në Miami, Florida.


MË SHUME NGA Magazina