Zeka rikthehet te Prishtina
BKT
Sport

Zeka rikthehet te Prishtina

Agim Zeka është rikthyer aty ku e nisi karrierën si futbollist, te FC Prishtina. Për këtë ka njoftuar vetë klubi.

NJOFTIMI

Agim Zeka rikthehet në shtëpi

Mesfushori-sulmues, Agim Zeka, rikthehet aty ku e nisi karrierën si futbollist, te FC Prishtina.

Zeka ka nënshkruar kontratë për 18 muaj me klubin nga kryeqyteti kosovar pas gjashtë muajve të kaluar te FC Drita.

Prishtinasi është zhvilluar si futbollist te skuadra "bardhekaltër" duke luajtur për kategoritë e reja.

Zeka gjatë këtyre viteve ka luajtur edhe në Lille (Francë), Varzim, Leixoes (Portugali), Fortuna Sittard (Holandë), Mouscron (Belgjikë) dhe Austria Vienna (Austri) para se të transferohet te Drita.

23-vjeçari këmbëshpejt me teknikë të zhvilluar e ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit FC Prishtina, teksa flet edhe për përgatitjet që po kryen skuadra në Antalia.