Zgjedhjet e 6 marsit, Veliaj: Synojmë të fitojmë në gjashtë bashkitë
BKT
Shqipëri

Zgjedhjet e 6 marsit, Veliaj: Synojmë të fitojmë në gjashtë bashkitë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se synimi i Partisë Socialiste është i qartë në zgjedhjet e 6 marsit, të jetë fituese në të gjitha bashkitë.

Në një intervistë televizive, Veliaj tha se “zgjedhjet janë lokale, unë i kam marrë seriozisht dhe angazhimi im është edhe pas orarit të punës dhe kësaj fushate do ‘t’ja dedikoj 6 fundjava”.

“Na është lënë afat deri javën tjetër për të sjellë një listë, do të ketë një lloj miniveting për të parë historikun e tyre. Ne mund të kishim bërë një punë më të mirë për disa kandidatë, por di të them se oferta do të jetë shumë e mirë. Synimi është të fitojmë gjashtë me zero”, nënvizoi Veliaj.

Në të gjashta bashkitë, vijoi Veliaj,  do të përgatitemi për kandidatët më të mirë.

“E kemi marrë seriozisht, Kryeministri e tha se nuk janë beteja për jetë a vdekje, kështu që do të kërkojmë të ecet shumë shpejt, dhe nuk do të trajtohen si beteja kombëtare”, tha Veliaj.

Duke folur për shpalljen e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta, kryebashkiaku Veliaj theksoi se “akti final i tij besoj është shpallja e këtyre zgjedhjeve.  Shkarkimi i tij tani nuk bën ndonjë diferencë. Është si të merresh me kalin e ngordhur. Kur ishte mirë me Bashën i shtyu zgjedhjet dhe tani që u prish me të dekreton zgjedhjet.  Meta ka qenë lojtar politik dhe jo president”.

Kryebashkiaku Veliaj komentoi edhe situatën në PD duke theksuar se “kur shikoj që një palë përdor shkallët për të marrë SHQUP-in dhe një palë që me gaz pengon marrjen e saj me kujtohet sa herë është djegur bunkarti, e rrethuar bashkia, e godisnin mua me vezë. Ata po hanë njëri-tjetrin. A gëzohem nga kjo? Patjetër pa jo. Kur merr lajmin që në Tiranë në një ndërtesë po luhet kala dibranase. Ky është mësim, pavarësisht se kush fiton, Basha po Berisha”./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri