Elton John rikthehet me turneun botëror “Yellow Brick Road”
Magazina

Elton John rikthehet me turneun botëror “Yellow Brick Road”

New Orleans është vendi ku Elton John u kthye sërish me turneun botëror, pas nënshtrimit të operimit të ijeve.

Ky yll muzike tashmë ka shtyrë shumë koncerte për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ai gjatë koncertit në New Orleans tha se nuk ka interpretuar në skenë që prej marsit të vitit 2020, kështu që kjo është një përvojë e re për të gjithë, dhe ai është i lumtur që fansat e tij kanë pritur të dëgjojnë interpretimet e tija për 745 ditë. Ai ka thënë se jetojmë në kohë interesante, por shpreson se do të kalojnë mirë.

John në këtë koncert interpretoi disa nga hitet e tij, si “Bennie and Jets”, “I’m Still Standing”, “Rocket Man” dhe “Crocodile Rock”.

Elton John ka thënë se në këtë qytet kanë ndodhur gjëra të tmerrshme, tragjedi të tmerrshme, katastrofa. Por ai ka thënë se banorët e atjeshëm ngriten në këmbë shpejtë. Sipas tij, ata kanë karakter. “New Orleans ka shpirt”, ka thënë John.

Vitin e kaluar, Elton John anuloi koncertet në Evropë. Ai i shtyu ato për vitin 2023. Këtë për shkak të operimit.

John deri në muajin prill do të interpretojë edhe në 40 vende të tjera në Amerikën Veriore. Më pas do të bëhet gati për koncertet në Evropë.

Në vitin 2023, ai do të interpretojë në Zelandë të Re, më pas në Australi, dhe më pastaj nëpër Evropë. Turneu do të përfundojë kah fundi i 2023-tës.

Vitin e kaluar, pas nderimit me çmimin prestigjioz të nderit në Windsor Castle, ai ka thënë se ky do të jetë turneu i fundit muzikor për të, pasi që më pas do të angazhohet në fondacionin Elton John AIDS.