Ish-ministri i Arsimit: Në 90% të shkollave nuk ka ngrohje
Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, shprehet se në 90% të shkollave në Shqipëri nuk ka ngrohje.
Ai nënvizoi se kjo e dhënë është publikuar edhe në një raport të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Duhet të bëhen shkolla me kushte normale për nxënësit, që të ketë ujë të rrjedhshëm, kushte higjienike dhe të ketë ngrohje. Pse duhet të mbyllen shkollat në Tiranë, ku shumica e tyre kanë një sistem ngrohje?”, tha ai në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Sa i përket vendimit të Ministrisë së Arsimit për mbylljen e shkollave, ish-ministri u shpreh se ky vendim mund të jetë marrë për shkak të përhapjes së Omicron nëpër shkolla.
“Shqipërisë i duhet një strategji e re për shkollat. Përgjegjësi për këtë gjë ka edhe pushteti lokal”, u shpreh ai.























