Ndërron jetë legjenda e rokut
Magazina

Ndërron jetë legjenda e rokut

Rok-ylli amerikan, Meat Loaf, është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Këngëtari, emir i vërtetë i të cilit ishte Marvin Lee Aday, vdiq mbrëmë, sipas një njoftimi të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se i pakrahasueshmi Meat Loaf ka vdekur mbrëmë me gruan e tij, Deborën, që i ka qëndruar pranë”, shkruan në njoftim.

“Bijat e tij, Pearl dhe Amanda, si dhe miqtë e ngushtë, kanë qenë me të në 24-orët e tij të fundit”.

Karriera e tij ishte gjashtë dekada e gjatë, duke arritur që t’i shesë mbi 100 milionë albume, si dhe duke u shfaqur në filma tashmë klasikë si “Fight Club”, “Rocky Horror Picture Show”, “Focus” dhe “Wayne’s World”.

“Bat Out of Hell”, album i tij më i njohur, mbetet gjithashtu në top dhjetë albumet më të shitura të të gjitha kohërave.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa