11:23 / 21.01.2022
Basha: Ta ndërtojmë të ardhmen në aleancë me qytetarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha solli sot momente nga takimi që zhvilloi dje me demokratët në Kurbin.
Basha u shpreh se, PD do të ndërtojë të ardhmen e Shqipërisë në aleancë me qytetarët.
“Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, që do ta ndërtojmë në aleancë me qytetarët, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës, që e kanë lënë këtë tokë të bekuar në vendnumëro”, theksoi Basha. /atsh























