KQZ: Kosto e zgjedhjeve të 6 marsit në 6 bashki, 180 milionë lekë
BKT
Shqipëri

KQZ: Kosto e zgjedhjeve të 6 marsit në 6 bashki, 180 milionë lekë

Kosto e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit në 6 bashki është rreth 180 milionë lekë të reja.

Deklarata erdhi nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi. Ai tha se edhe për këto zgjedhje po punohet për t’u zbatuar identifikimi elektronik. Ndërsa në Bashkinë e Vorës mund të votohet elektronikisht. Në zgjedhjet e fundit aplikimi i kësaj metode në disa zona të Tiranës, kjo metodë rezultoi e suksesshme.
Zoti Celibashi dha sot edhe disa të dhëna teknike sa u përket numrit të KZAZ dhe qendrave të votimit në Dibër, Shkodër, Vorë, Durrës, Lushnje e Rrogozhinë./rtsh


MË SHUME NGA Shqipëri