Përfundon në spital ish-ministri Lefter Koka
Shqipëri

Përfundon në spital ish-ministri Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar disa javë më parë me urdhër të SPAK, ka përfunduar në spital.

Mësohet se ish ministri Koka është shtruar në spitalin e Burgjeve.

Ai është transferuar ditën e enjte në ambientet e spitalit të burgut, pasi ka shfaqur çrregullime të sistemit kardiak.

Arrestimi i Lefter Kokës erdhi pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.

HETIMET

Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar që procedura e dhenies se koncensionit dhe lidhja e kontrates per inceneratorin e Elbasanit ka qene ne shkelje te ligjit si dhe ne kundershtim me sygjerimet e Ministrisë së Financave dhe Agjensisë së Prokurimit Publik..

“Së pari, nga hetimet e kryera është provuar se në proçedurën e dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, nuk janë kryer të plota veprimet përgatitore për dhënien e konçensionit.

Së dyti, nga hetimet është provuar gjithashtu fakti se nuk është është zbatuar proçedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e proçedurës që është përdorur për dhënien e konçensionit, në kundërshtim me parashikimet e nenit 22 të ligjit nr.125/2013 “Për konçensionet dhe partneritetin publik privat”, në kundërshtim me dokumentet standarte të tenderit të zbatueshme për konçensionet, në kundërshtim edhe me sygjerimet e Ministrisë së Financave dhe Agjensisë së Prokurimit Publik.

Veprimet dhe mosveprimet e mësipërme, të kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore janë kryer nga anëtarët e komisionit për dhënien e konçensionit në bashkëpunim me shtetasin Leftr Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit”, thuhet në dosjen e SPAK. 

Ndër të tjera SPAK thotë se Lefter Koka ne kohen qe ka qene minister “ka perfituar shumat monetare 368.672.760 lekë dhe 91.963.141 lekë, që iu janë faturuar shoqërive “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k”. /panorama.al