Spiropali: Herët a vonë, do të ketë një përgjigje të plotë për 21 janarin
BKT
Shqipëri

Spiropali: Herët a vonë, do të ketë një përgjigje të plotë për 21 janarin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali theksoi sot se “herët a vonë, do të ketë një përgjigje të plotë për atë që ndodhi në 21 Janar, kur pushteti okult dha dënimin e fundit në Shqipëri për “krime” politike duke pushkatuar pa gjyq katër demonstrues paqësorë dhe plagosi dhjetëra të tjerë”.

Në një reagim Spiropali tha se “populli është si Zoti, vonon, por nuk harron”.

“Në politikë ka dy lloj fajësish, morale dhe penale. Të parën, shqiptarët e kanë nënshkruar tre herë rresht me votë duke ndëshkuar mëkatarët e qeverisjes së djeshme. Fajësia e dytë do të provohet deri në fund nga sistemi i drejtësisë. Kur? Të vrarët kanë më shumë durim se të gjallët e etur për drejtësi, por të gjallët kanë më shumë nevojë se kurrë për drejtësinë e vërtetë që të mos iu shembet bota e tyre”, nënvizoi Spiropali.

“Hekuran, Ziver, Faik, Aleks! Lule, mall dhe lutje për Ju! Mall në çdo ditë viti që rend drejt 21 Janarit dhe lutje që Shqipëria të mos provojë kurrë më krimin politik që qëllon me plumba qytetarët e saj”, përfundoi Spiropali reagimin në 11-vjetorin e ngjarjeve të 21 Janarit./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri