Kurti takon ambasadorin e OSCE-së, Davenport
BKT
Lajme

Kurti takon ambasadorin e OSCE-së, Davenport

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në takim mori pjesë edhe Therese Abrahamsen, Zëvendës Shefe, Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim.

Temë diskutimi e takimit ishin të drejtat e pakicave, sundimi i ligjit, e çështjet e sigurisë dhe qeverisja e mirë.

Në takim u adresuan edhe zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetja për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët si dhe gatishmëria e OSBE-së për të ndihmuar Zyrën e Kryeministrit dhe qeverinë në fushat me interes të përbashkët.

Kryeministri Kurti falënderoi Davenport për komunikimin e vazhdueshëm, përfshirë këtu edhe situatën me rastin e referendumit kushtetues të Serbisë.


MË SHUME NGA Lajme