Komediani humb betejën me kancerin, ndërron jetë në moshën 68-vjeçare
Komediani Louie AndersoN, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare pas një beteje me kancerin në gjak.
Publicisti shumëvjeçar i Anderson, Glenn Schwartz, konfirmoi lajmin për vdekjen e tij për People të premten (21 janar).
Aktori vdiq në një spital në Las Vegas, ku po i nënshtrohej trajtimeve pasi u diagnostikua me sëmundjen.
“Ai la pas dy motrat e tij, Lisa dhe Shanna Anderson. Shkaku i vdekjes ishin ndërlikimet nga kanceri”, tha Schëartz.
Gjatë gjithë karrierës së tij të bujshme, Anderson u bë i njohur si një nga komedianët më të dashur të Amerikës, duke fituar më parë titullin “Një nga 100 Stand-Up komedianët më të mëdhenj të të gjitha kohërave” nga Comedy Central.
Përveç zotërimit të artit të komedisë stand-up dhe roleve të tij të aktrimit, Anderson ishte gjithashtu një autor librash.
Ai shkroi gjithsej katër libra duke përfshirë Hej Mami: “Hey Mom: Stories for My Mother” dhe “But You Can Read Them Too” që u botuan në 2018.
Nga viti 1999 deri në 2002, ai drejtoi rilindjen e tretë të shfaqjes së lojës Family Feud.
Dhe për më shumë se një dekadë pas qëndrimit të tij në shfaqjen e lojërave, karriera e Anderson u fokusua në shfaqjen e tij komike në Las Vegas me titull “Louie: Larger than Life”.
Së fundmi, ai i ishte bashkuar kastit të serialit hit të BET, “Tweenties”.