Guardiola: Ky është goditësi më i mirë i gjuajtjeve të lira
Pep Guardiola ka vlerësuar mesfushorin e Southamptonit, James Ward-Prowse për gjuajtjet e lira.
Mesfushori anglez realizoi një perlë të radhës nga gjuajtja e lirë në fundjavë ndaj Wolves, në humbjen 3-1.
I pyetur përpara sfidës së “Citizens” ndaj Southamptonit, Pep Guardiola e cilësoi anglezin si goditësi më i mirë i gjuajtjeve të lira që ka parë ndonjëherë.
“Po, ai është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë, ose është më i miri tani në mbarë botën. Nuk ka goditës më të mirë se Ward-Prowse. Ai është aq i mirë sa ndoshta i mungon cilësia e tij si lojtar, ai është lojtar skuadre, ai ka kualitet të madh me dhe pa top”, deklaroi Guardiola, transmeton lajmi.net
Ndryshe, Ward-Prowse tani është goditësi i dytë më i mirë i gjuajtjeve të lira në histori të Premierligës, me 12 të tillë, duke qëndruar vetëm prapa David Beckham i cili ka 18 të realizuara.























