Sejdiu: Me 1 shkurt kosovarët do ta paguajnë rrymën më shtrenjtë se në SHBA
Ish-deputeti Dardan Sejdiu, përmes një shkrimi në Facebook thotë se familjet në Kosovë do të paguajnë rrymën më shtrenjtë se në Amerikë.
Sejdiu ka nxjerrë disa informata lidhur me Miami Dade County – Bashki kjo në shtetin e Floridas të SHBA-së.
Përmes këtij shkrimi, Sejdiu ka ironizuar me qeverinë e Kosovës. Kjo për shkak se qeverisa së fundmi ka miratuar propozimin e ZRRE-së për rritjen e çmimeve të rrymës, e gjithashtu ka miratuar masa të reja kufizuese kundër Covid-19.
Sejdiu ka njoftuar se në këtë bbashki të Floridas, çmimi i rrymës për kWh kushton 11.8 cent.
Gjithashtu, kjo bashki nuk ka asnjë pikë restriktive nga qershori i 2021. Tutje, Sejdiu tha se kjo bashki ka 82% të popullatës të vaksinuar.
“Dhe ne Miami Dade County shoke dhe shoqe fatura mujore e rrymes per nje familje 4 antareshe me shpenzime prej 1500 kwh me 1 Shkurt do te jete €165, kundrejt familjeve tona qe do te pagujme nga €189 (me subvencione nga Qeveria)”, përfundoi Sejdiu.























