3 mijë e 206 raste të reja me COVID-19
Lajme

3 mijë e 206 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë 3 mijë e 206 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Raporti i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.

Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.

Në total numri i rasteve aktive është 15.247.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!


MË SHUME NGA Lajme