15:08 / 22.01.2022
Rama: Vijon pastrimi e shpërndarja e kripës në rrugët e mbuluara me dëborë
Në Shqipëri ka pasur reshje të dendura të borës, duke bërë kështu që të mbulohen edhe rrugët.
Por, në lidhje me këtë situatë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se po bëhet pastrimi i tyre, përcjell Klankosova.tv.
“Puna vijon papushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në rrugët e zonave të mbuluara me dëborë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tutje, përmes këtij postimi, ai u uroj qytetarëve një fundjavë të qetë.