Abdixhiku uron kryetarin e ri të CDU-së, Friedrich Merz
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dërguar telegram urimi kryetari të ri të zgjedhur të CDU-së gjermane, Friedrich Merz.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook, Abdixhiku ka uruar kryetarin Merz dhe ka shprehur bindjen për vazhdimin e bashkëpunimit.
Telegrami i urimit:
“I nderuar President,
Po ju shkruaj për t’ju uruar për zgjedhjen tuaj sot si kryetar i Unionit Demokristian.
Mbështetja e jashtëzakonshme që morët nga anëtarësia e CDU-së dhe delegatët e saj është një shenjë e fortë e vlerësimit që populli gjerman ka për personalitetin tuaj dhe besimin e tij të fortë se si lider i CDU-së ju do ta çoni më tej partinë dhe vendin.
Si parti simotër e CDU-së, ne në LDK jemi të bindur që do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë që e kemi ndërtuar ndër vite edhe në të ardhmen. Gjermania dhe CDU kanë qenë gjithmonë përkrahës të mëdhenj të Kosovës dhe popullit të saj, dhe ne e vlerësojmë vërtetë këtë.
Teksa niseni në këtë rrugë të re dhe përballeni me sfidat që ju presin, ju uroj shëndet dhe rrugëtim të suksesshëm!”