Kastrati: Pse Albin Kurti viziton varrin e Ibrahim Rugovës?
Lajme

Kastrati: Pse Albin Kurti viziton varrin e Ibrahim Rugovës?

Deputeti i PDK-së në Kuvendin Kosovës, Ardian Kastrati në profilin e tij në facebook ka bërë një reagim pas vizitës së kryeministrit Kurti te varri i ish Presidentit Rugova.

Kastrati ka shkruar se Kurti e ka urryer Ibrahim Rugovën, por tash i nevojitet figura e tij për vota. Kastrati gjithashtu i ka listuar një sërë çështjesh me të cilat populli i Kosovës po përballet çdo ditë e që Qeveria Kurti, sipas tij, nuk ka zgjidhje për to.

Postimi i plotë i deputetit Kastrati në fcb:

PSE ALBIN KURTI VIZITON VARRIN E IBRAHIM RUGOVËS?

Paska shkuar Kurti për nderime te varri i Ibrahim Rugovës. Po a mund ta paramendoni se çfarë i ka vluar në bark ato momente sepse Kurti ka pasur urrejtje patologjike ndaj Ibrahim Rugovës. Ata që mbajnë mend vitet 1997 /1999 e kuptojnë çfarë po them, por ky postim spjegues shkon më shumë për gjeneratat e reja.

*

Kurti është ndërtu politikisht përmes Adem Demaçit dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Rrita e tij politike atëherë ka ardhë duke kritikuar, nënçmuar, sulmuar Ibrahim Rugovën e duke lartësuar liderët e UÇK-së. I gjeni nëpër intervistat e kohës dhe në komunikatat e VV-së qëndrimet për Rugovën ku e quajnë madje edhe kolaboracionist.

*

Unë me Kurtin e disa kolegë kemi qenë bashkë në Lëvizjen Studentore gjatë viteve 1997/1999 dhe jemi protagonist të proceseve politike të kohës. Ky protagonizëm është si tatuja në lëkurë. Nuk shlyhet lehtë nga memorja. Në një rast mua dhe një kolegu tim të Lëvizjes Studentore na patë thënë diçka në mënyrë dëshirore për Rugovën që ne nuk u besonim as veshëve tonë. Do ta them e shkruaj kur te vie koha.

*

Sot Kurti i shan e ofendon me vite Hashim Thaçin e Kadri Veselin, dy simbolet e UÇK-së, në krahun e të cilës u rrit politikisht.

*

Pra, ky njeri i ka keqpërdor në mënyrën më BRUTALE dy rrymat kryesore politike në Kosovë për ta ngrit veten në majat e pushtetit.

*

Në fillimet e tij keqpërdori UÇK-në duke lartësuar Hashim Thaçin e Kadri Veselin me kolegët e tyre të Shtabit të UÇK-së e duke sulmuar e nënçmuar Ibrahim Rugovën.

*

Sot e bën të kundërtën. Përmes Vjosa Osmanit e keqpërdor figurën e Ibrahim Rugovës duke e lartësuar atë dhe duke ofenduar e nënçmuar me vite liderët e UÇK-së.

*

Cili është rezultati? Ky së bashku me Vjosa Osmanin duke keqpërdor procese e figura historike kanë arritur ta përçajnë këtë popull duke mbjell urrejtje të paparë mes nesh.

*

Qëllimi i tyre nuk ka qenë dhe nuk është respekti ndaj këtyre figurave, por votat për të arritur atë çfarë kanë arritur, pra pushtetin.

*

A i kanë dëmtuar Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Ibrahim Rugovën, etj ? JO. Sepse ata e kanë shënuar historinë dhe historinë e shënon koha.

*

A mund të hyjnë në histori në emër të këtij " ndryshimi". JO, nuk bëhet ndryshimi duke sharë herën njërin krah politik e herë tjetrin , varësisht nga nevojat për vota.

*

Intelektualisht prandaj ndihem keq kur një pjesë e të rinjëve varin shpresat te kjo dyshe mashtruese Kurti-Osmani. Këta dy arritën qëllimin e tyre me ardhë në pushtet duke përbaltur figurat tona historike në emër të ndryshimit, kurse ndryshimi na erdhi: PA RRYMË e me çmime hava e pa ngritje të pagave.

*

Historia e shkruar nga Ibrahim Rugova e viteve 1990-ta dhe lufta çlirimtare e UÇK-së mbetet aty, histori 24 karatëshe. Ndërsa, Kurti e Osmani janë vetëm kalimtarë të pagjurmë në histori. Këta do mbahen mend vetëm për histori mashtrimi e qeverisje të zymtë.

*

Vizita te varri i Ibrahim Rugovës është mashtrimi i radhës për votuesin. Kurti prandaj është maja e mashtrimit dhe kulmi i paturpësisë politike. Ndërsa Vjosa Osmani, është një nga simbolet e diskursit politik më primitiv në Kosovë. Kjo për faktin, se fjalori i saj është i kufizuar, maksimumi në 100 fjalë, madje edhe kur i transmeton ato në publik, shkakton 100 gabime gramatikore e leksikore Dallimi i vetëm mes këtyre dyve është se i pari e ka lexuar veprën dhe modelin kritik të Ibrahim Rugovës ndaj teksteve letrare, ndërsa kjo e dyta se ka lexuar...ose edhe po ta ketë lexuar vërehet që nuk e ka kuptuar.

*

Ndryshimet nuk e besoj që do të vijnë në të ardhmen duke mashtruar e duke kërkuar votë vetëm për inati të PDK-së, LDK-së, etj. Kjo ndodhi njëherë si ndodhi. Në të adhmen qytetari do kërkoj ofertë e zgjidhje konkrete e këtë u pa kush e dha nê zgjedhjet lokale.

*

Kush don me pa, faktet e "ndryshimit" janë në dritën e diellit. Sot, rryma është më shtrenjtë, nafta më shtrenjtë, artikujt ushqimor më shtrenjtë, plot e përplot të VV-së aty në parlament janë në procese gjyqësore për korrupsion. OSHP është pa bord sepse është më lehtë me vjedh përmes kontratave njëburimore....ndërsa populli ushqen urrejtje mes vete duke ju falenderu fjalorit publik të dyshes Kurti - Osmani.

*

Kush nuk don me pa faktet ja paft hajrin , le ta përjeton ndryshimin në terr, me ngritje çmimesh e pa zgjidhje si me dal nga kriza.....dhe le të vazhdojnë e të urrehen me sharje në rrjetet sociale. * Kurti sikur i thotë popullit : edhe bar do hamë e pa rrymë do jetojmë, por jo me PDK e LDK në pushtet. Kjo më kujton proverbën që kishte për qejf Enver Hoxha kur e kritikonin për politikën e ekonominë e gabuar e ai ju përgjigjej : " " Çfarë janë këto kritika...qentë le të lehin e karvani ecën përpara".


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa