VAR-i anulon gëzimin e Brojës kur shënon gol tejet të bukur kundër Cityt
Sport

VAR-i anulon gëzimin e Brojës kur shënon gol tejet të bukur kundër Cityt

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes skuadrës së Southampton dhe Manchester Cityt, ku ky i fundit gjen vetën në disavantazh.

Southamptoni është në epërsi minimale prej 1:0 kundër Manchester Cityt, përmes golit të shënuar nga mbrojtësi Walker-Peters në minutën e 7’.

Por, skuadra vendase nuk u ndal me kaq, ku edhe shënoi golin e dytë përmes sulmuesit shqiptar Armando Broja, por që në fund VAR-i tregoi që pozita e Brojës kishte qenë offside.

Broja shënon gol tejet të bukur në portën e Ederson në minutën e 23’, por më pas u kuptua se kishte qenë në pozitë jashtë loje.