Prishtina transferon Sadam Sulley
Sport

Prishtina transferon Sadam Sulley

I fundit që afrohet në kampin ‘Bardhekaltër’ është Sadam Sulley, 25 vjeçari nga Gana, që aktivizohet si sulmues. Për marrëveshjen ka njoftuar klubi.

NJOFTIMI

Mirë se vjen Sadam Sulley!

Pas Bujar Pllanës, Agim Zekës dhe Drilon Cenajt, futbollisti i radhës që i bashkohet FC Prishtinës në afatin kalimtar të janarit është Sadam Sulley.

25-vjeçari nga Gana aktivizohet si sulmues.

Ai vjen nga skuadra sllovake FK Senica derisa më parë ka bërë karrierë edhe në Zemplin Michalovce, Slovakia MFK, Austria SV Ried dhe Legia Warsaw.

Shtatlarti Sulley, i cili ka firmosur për 18 muaj me Prishtinën e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.