Dzeko shpëton Interin nga barazimi kundër Venezias
Ka përfunduar ndeshja mes kampionit italian Inter dhe skuadrës së Venezias, ku nikoqirët kanë arkëtuar pikët e plota në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Gjigandi italian Inter ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër skuadrës së Venezias.
Fillimisht, ishte Venezia ajo e cila kaloi në epërsi e para, përmes golit të shënuar nga sulmuesi Thomas Henry në minutën e 19’ të ndeshjes.
Rezultatin për kampionin italian e barazoi mesfushori Nicolo Barella, i cili shënon në minutën e 40’ për 1:1.
Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit me këtë rezultat, sulmuesi i Interit Edin Dzeko arrin që t’ia sigurojë skuadrës së tij tre pikët e plota, duke shënuar për 2:1 në minutën e 90’.
Me tre pikët e reja, Interi vazhdon qëndrimin në krye të tabelës, ku tani gjendet në kuotën e 53 pikëve, krahas Venezias që ka vetëm 18 sosh në pozitën e 17.
Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Interit.























