Prishtina humb në ndeshjen e parë miqësore
FC Prishtina pëson në ndeshjen e parë miqësore në Turqi, ka njoftuar klubi.
"FC Prishtina ka humbur në ndeshjen e parë miqësore, në tokën turke.
Prishtina ka pësuar me rezultat 4:0 nga skuadra e elitës së futbollit ukrainas, Chornomoresti Odesa në duelin e zhvilluar në Belek të Antalias.
Borislav Tsonev (30'), Nazarius Rusin (32'), Vanzhav (69') dhe Titasville (79') realizuan golat për ekipin ukrainas.
Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq, në këtë takim provoi shumicën e futbollistëve.
Prishtina e nisi ndeshjen me këtë përbërje: Haxho, B. Krasniqi, Pllana, Mici, Karabeci, Boshnjaku, Mankenda, Mone, Hoti, E. Krasniqi, John.
U aktivizuan edhe: Cenaj, Zeka, Ismajli, Aliu. Kryeziu, Tolaj, Shabani, Prapashtica.
Prishtina ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau, më 26 janar".