Schwarzenegger shkakton aksident
Magazina

Schwarzenegger shkakton aksident

Ish-guvernatori i Kalifornisë dhe aktori amerikano-austriak Arnold Schwarzenegger u përfshi në një aksident me katër automjete në Brentwood, konfirmoi zëdhënësi i tij.

Mjekët transportuan një grua që pësoi një gërvishtje në kokë në spital, sipas një deklarate të autoriteteve.

Policia nuk bëri të ditur identitetin e askujt në incidentin, dhe as nuk dha informacion për automjetet e përfshira.

Një zëdhënës i Schwarzenegger konfirmoi se aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë sapo kishte lënë shtëpinë e tij dhe po ngiste një GMC Yukon, e cila goditi një Toyota Prius.

‘’Ai ishte i shqetësuar për gruan e plagosur, e vizitoi atë dhe i kërkoi ndjesë’’, theksoi zëdhënësi.