Djali i aktores Regina King bën vetëvrasje tre ditë pas ditëlindjes së tij
Magazina

Djali i aktores Regina King bën vetëvrasje tre ditë pas ditëlindjes së tij

Djali i aktores dhe regjisores Regina King, Ian Alexander Jr, është vetëvrarë tri ditë pas ditëlindjes së tij.

Ian festoi ditëlindjen e 26-të të mërkurë, ndërsa lajmi për vdekjen e tij e ka konfirmuar aktorja 51-vjeçare në një deklaratë për People.

“Familja jonë është e shkatërruar në nivelin më të thellë nga humbja e Ian, Ai ishte një dritë që u kujdes aq shumë për lumturinë e të tjerëve. Familja jonë kërkon konsideratë të respektueshme gjatë kësaj kohe private. Faleminderit”, tha aktorja pas humbejs së të birit.

Foto: Wireimages

Ai ishte fëmija i vetëm i King, të cilin ajo e ka me ish-bashkëshortin e saj, producentin e diskografisë, Ian Alexander Sr.

Duke ndjekur gjurmët muzikore të babait të tij, Ian ishte një DJ.

Pavarësisht suksesit të saj në rritje si aktor dhe regjisor, King tha në atë kohë se Ian ishte burimi i saj më i madh i krenarisë.

Pasi u nda nga babai i Ian-it në vitin 2007 pas nëntë vitesh martesë, King pranoi se të qenit prind i vetëm nuk ishte gjithmonë e lehtë, por se asgjë nuk është më e fortë se dashuria e saj për djalin e saj.

“Ti nuk e di se çfarë është dashuria e pakushtëzuar. Mund të thuash se e di, por nëse nuk ke fëmijë, nuk e di se çfarë është. Kur e përjeton atë, është gjëja më përmbushëse ndonjëherë”, shpjegoi ajo në atë kohë.

Për nder të ditëlindjes së 50-të të mamasë së tij vitin e kaluar, Ian kishte bërë një dedikimi të veçantë në Instagram për të ëmën.

Foto: FilmMagic

“Të kem ty si nënë është dhurata më e madhe që mund të kërkoj. Të jesh gjithçka që ti je dhe të kesh gjithmonë kohë për të qenë këtu për mua, të më duash dhe të më mbështesësh pa kushte është vërtet e jashtëzakonshme. I gjithë universi i mrekullisë nuk është asgjë krahasuar me ty, je superheroi i vërtetë! Të dua mami! Këtë ditë dhe çdo ditë tjetër”, kishte shkruar Ina në dedikimin e tij atë kohë.

Dyshja kishin gjithashtu tatuazhe të përbashkët, në të cilën shkruhej “dashuri e pakushtëzuar” në aramaisht.

Ian e ka shoqëruar shpesh edhe nënën e tij në tapetet e kuq, duke përfshirë edhe vitin 2019 kur ai e quajti atë “super nënë” ndërsa ishte me të në Golden Globes.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa