Dortmund ka gati zëvendësuesin e Haaland
Sport

Dortmund ka gati zëvendësuesin e Haaland

Erling Haaland me shumë mundësi verën që vjen do të largohet nga klubi gjerman.

Ai duket shumë pranë transferimit te Real Madrid por janë dhe disa klube të mëdha evropiane pas tij. Dortmund e ka menduar se cili do të jetë zëvendësuesi i tij në rast se ai largohet, transmeton albeu.

Gjermanët kanë piketuar sulmuesin e Real Madrid, Luka Joviç. Sulmuesi serb nuk ka hapsira te “Los Blancos” dhe kështu, këta të fundit nuk do e mendonin dy herë largimin e tij.