Lazio e Atalanta ndajnë pikët
Sport

Lazio e Atalanta ndajnë pikët

Lazio dhe Atalanta kanë bërë sonte një lojë pa shumë raste për gola, duke barazuar kështu me rezultat 0-0. Asnjëra skuadër nuk arriti që të rrezikojë seriozisht portat e njërës apo palës tjetër, derisa ndajnë pikët për Serie A

Një lojë e zbehtë dhe pa shumë raste shënimi.

Kështu mund të konsiderohet ndeshja Lazio-Atalanta që u luajt sonte në Olimpico të Romës.

Pjesa e parë përfundoi pa asnjë rast që ia vlente për t’u shënuar, me disa ndërhyrje dhe kartona të verdhë që bënë futbollistët e të dyja skuadrave, transmeton GE.

Do të vinte minuta e 64-të e pjesës së dytë për t’u shënuar një rast më ideal për të shënuar.

Ishte Mattia Zaccagni mori topin në kontroll pas një krosimi, bëri një goditje të fuqishme nga afër pika e bardh e penalltisë por topi godit dorën e majtë të portierit dhe shtyllën.

Adam Marusic e kishte një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 74-të pasi që një top u kthye të ai, por malazezi e gjuajti topin lart mbi portë.

Në fund të dy skuadrat i ndanë pikët.

Lazion ky barazim e lënë në vendin e 6-të me një pikë më shumë se Fiorentina derisa Atalanta është në vendin e 4 me 43 pikë. 


MË SHUME NGA Sport