10:30 / 23.01.2022
ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Pajisuni me zinxhirë e goma dimërore
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.
ARRSH thekson se kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C.
”Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.
Në aksin Korçë-Dardhë është punuar gjatë natës për shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperaturat ranë në -11°C./atsh























