Patriarku që mbronte interesat naziste n`Jugosllavi, idhull i Gjokoviqit
U mundua të dilte mbi çdo ligj dhe praktikë që tashmë ekziston në botë për pandeminë. Dëshironte të luant në Australian Open i pavaksinuar. Tenisti serb, Novak Gjokoviq u bë sporti më i urryer në botë duke shkaktuar zingjir reagimesh për qëndrimin e tij dhe të shtetit që përfaqëson, Serbisë.
Mirëpo, autoritetet australiane treguan vendosmëri dhe e dëbuan serbin që shpesh përzihet edhe në politikë dhe fe.
Së fundmi, pas pushimit të detyruar nga Australian Open, Gjokoviq është fotografuar me figurën e patriarkut serb, Varnava, shkruan Ballkani.info.
Gjokoviq shihet i lumtur derisa mbanë foton e Varnavës, patriarkut që vdiq gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke mos qenë vetëm prift ortodoks, Varnava kishte edhe prirje naziste. Të paktën kështu dëshmohet në telegramin ngushëllues që Adolf Hitleri i dërgonte qeverisë jugosllave të asaj kohe.
Në telegramin ngushëllues shkruhej:
Udhëheqësi dhe kancelari i Rajhut, z. Hitler ka shprehur, përmes deputetit gjerman në Beograd, ngushëllimet e tij për qeverinë jugosllave me rastin e vdekjes së Shenjtërisë së tij, Patriarkut Varnave.
























