16:58 / 24.01.2022
Xavi: Fanella e Barcelonës peshon 20 kg më shumë se ajo e klubeve të tjera
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur për mediat pas suksesit që skuadra e tij mori në minutat e fundit në sfidën e fundit përballë Alavesit, falë një golit të Frenkie de Jong.
“Nuk është e lehtë të luash për Barcelonën, fanella e këtij klubi peshon 20 kilogram më shumë se bluzat e klubeve të tjerë. Është e vështirë. Jemi në një moment ku dihet të qëndrojmë të bashkuar, të qetë.
E dimë që do të jetë e vështirë. E kam thënë edhe më parë, se dielli do të rikthehet, ndonëse bënte shumë ftohtë. Jam shumë i kënaqur me skuadrën”.
Tekniku i Barcelonës ka folur edhe për Dembele: “Situata është e njëjta, nuk është stërvitur sepse nuk ndihej mirë. Më thanë mjekët, por ai e njeh situatën, asgjë nuk ka ndryshuar”.























