Publikohet raporti `Online Media Monitor`
BKT
Lajme

Publikohet raporti `Online Media Monitor`

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! organizon tryezë, në të cilën do të publikohet raporti me titull “Online Media Monitor”.

Tryeza do të shërbejë për të diskutuar për gjetjet e monitorimit dyvjeçar (janar 2020 – dhjetor  2021) të disa prej mediave online që veprojnë në Kosovë të cilat u zhvilluan si pjesë e projektit të financuar nga BE-ja “Forcimi i qëndrueshmërisë së gazetarëve aktualë dhe të ardhshëm të Kosovës’’.

 

Organizata Çohu!, gjatë monitorimit dyvjeçar, ka identifikuar shkelje të  shumta të Kodit të Mediave të  Shkruara të Kosovës. Qëllimi i këtij projekti është që të nxisë aktivizimin qytetar për të raportuar shkelje të ndryshme etike që ata shohin në mediat online. Gjithashtu, qëllim në vetvete është që mediat që janë monitoruar ta kuptojnë se ku kanë gabuar gjatë raportimit dhe të përmirësojnë gabimet, përkatësisht raportimet t’i bëjnë në mënyrë korrekte dhe profesionale, duke respektuar Kodin e Etikës së Mediave të Shkruara të Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme