Avokatët e Baldwin kërkojnë që të hidhet poshtë padia e dytë kundrejt tij
Magazina

Avokatët e Baldwin kërkojnë që të hidhet poshtë padia e dytë kundrejt tij

Avokatët e Alec Baldwin kanë apeluar që të anulohet padia e dytë kundër aktorit për vrasjen fatale të kinematografes, Halyna Hutchins.

Të shtënat fatale ndodhën në xhirimet e filmit “Rust”, në një vendndodhje në Santa Fe, New Mexico, në nëntor.

Padia, e ngritur nga Mamie Mitchell, pretendon se aktori qëlloi me armë kur ajo nuk kërkohej në skenarin e Western.

Alec Baldwin (Foto: Evan Agostini/ AP)

“Asgjë në lidhje me pretendimet e paditësit nuk sugjeron se ndonjë nga të pandehurit, përfshirë edhe Baldwin, synonte që arma të ishte e mbushur me municion të vërtetë”, thanë avokatët, në dokumentet e shpërndara nga mediet amerikane.

“Mungesa e akuzave të tilla sigurisht që ka kuptim sepse incidenti me sa duket i paprecedentë në industrinë e filmave”.

Parashtresat u bënë në Gjykatën e Lartë të Los Angeles më 24 janar, sipas dokumenteve të marra.

Alec Baldwin (Foto: Twitter)

Ai po përballet gjithashtu me një tjetër padi të ngritur nga shefi i ndriçimit të filmit, Serge Svetnoy.

Ditë më parë, 63-vjeçari u padit për shpifje edhe nga motrat dhe e dashura e një marinsi të vrarë gjatë tërheqjes katastrofike nga Afganistani.

Vendi ku ndodhen të shtënat fatale në xhirimet e filmit “Rust”

Në ngjarjen tragjike në “Rust”, i plagosur mbeti edhe regjisori Joel Souza. /Telegrafi/


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa