Djali i aktorit Michael Madsen ndërron jetë në moshën 26-vjeçare
Magazina

Djali i aktorit Michael Madsen ndërron jetë në moshën 26-vjeçare

Djali i yllit të Hollywood, Michael Madsen, Hudson Madson, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçar në Hawaii, kanë konfirmuar autoritetet.

Ai dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi u gjet i vdekur nga një plagë me armë zjarri e vetëshkaktuar në ishullin Oahu. Autoritetet nuk konfirmuan se kur ndodhi tragjedia.

Hudson duket se ka shërbyer në ushtrinë amerikane dhe ka postuar foto në rrjetet e tij sociale të bëra në Afganistan.

“Mund të konfirmoj se Hudson Lee Madsen, 26 vjeç, vdiq nga një plagë me armë zjarri në kokë në ishullin Oahu që dyshohet se është vetëvrasje”, tha një zëdhënëse e Departamentit të Ekzaminuesit Mjekësor në Honolulu.

Sipas profilit të tij në Facebook, Hudson jetonte në Wahiawa të Hawaii, me gruan e tij Carlie, shkruan The Sun.

Një burim i tha The Sun se nëna e Hudson, DeAnna Madsen, 61 vjeç, ka udhëtuar drejtë Hawaii-t për t’u marrë me tragjedinë.

Madsen, ishte subjekt i një filmi biografik, “American Badass: A Michael Madsen Retrospective”, i publikuar në vitin 2021 nga Playmaker Pictures.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa